Single post

Kujdesi Gjatë Tretmanit

Të ushqyerit

Pas vendosjes së aparatit ortodontik, këshillohet kujdes i posaçëm me ushqim më të butë. Dhëmbët janë më të ndjeshëm, dhe ushqimet e buta e lehtësojnë këtë ndjeshmëri. Ushqimeve të forta duhet ikur. Edhe mollët duhet të priten në copa të vogla. Gjatë tërë tretmanit duhet mbrojtur aparati ortodontik. Kjo është lista e ushqimeve për të cilat duhe patur kujdes:

  • Ushqimet e ngjitshme: karamelat, bombonat që përtypen, llojet e caktuara të sakëzave (gomave përtypëse)
  • Ushqimet përtypëse: kiflet, buka e forte, bombonat
  • Ushqimet kërcore: pufkat, akulli
  • Ushqimet e forta: lajthitë, bademat, bombonat e forta
  • Ushqimet të cilat kafshohen: misrat me shtalb,mollët, karrotat

Nëse doni të hani ushqime të cilat spontanisht do ti kishit kafshuar, ju përsëri mund ti hani, por së pari duhet ti coptoni në pjesë të vogla. Më në fund, kafshimi i gjërave të forta p.sh. lapsat, kimikët, antenat e telefonëve mobil) mund ti dëmtojnë aparatet ortodontike. Aparatet e dëmtuara mund ta zgjatin tretmanin. Shumë termine të caktuara si “emergjenca” për riparimin e aparateve të dëmtuara mund të jenë të panevojshme nëse do të keni kujdes në ushqim.

Leave a Comment